Kuvendi duhet ta vazhdojë seancën e 21-të

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë seancën e 21-të me debat rreth propozim ligjit për shndërrim të kërkesave të Republikës së Maqedonisë mbi bazë të detyrimeve të paguara ndaj kreditorëve të huaj në investim të përhershëm në NP HM Infrastrukturë Shkup, i cili është në lexim të parë.

Në kuadër të kësaj seance deputetët do t’i shqyrtojnë propozim ligjet për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për kontribute nga sigurimi i detyruar social, të Ligjit për furnizimet publike, si dhe të Ligjit për  shfrytëzim dhe disponim me sendet e organeve shtetërore, të gjitha në lexim të parë.

Në rend dite, mes të tjerash, janë edhe Propozim ligji për mbyllje të llogarive, të cilat janë ndërmarrje në Drejtorinë për të ardhura publike nga Ish-Agjencia për punë me llogari të bllokuara të pjesëmarrësve në qarkullimin rrugor, posedues të së cilës janë subjekte, të cilët në formë organizative nuk janë shoqëri tregtare ose tregtarë individë, Propozim ligji për kryerje të punëve për përfaqësim në procedurat doganore, në lexim të parë, si dhe Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Drejtori doganore, me procedurë të shkurtuar

Lajme të ngjashme

Back to top button