Ja përshëndetjet armiqësore mes liderëve botërorë (Foto)

Në Beograd dje mungoi shtrëngimi i duarve mes Kryeministrit serb dhe atij shqiptar, pasi Vuçiq refuzoi t’i jepte dorën Ramës pas konferencës për shtyp.

Një konferencë e tensionuar shtypi, që pasoi, siç u tha, bisedimet e vështira, përfundoi si mos më keq, me një mungesë mirësjellje elementare të Kryeministrit serb, i cili pos që nuk e përshëndeti Kryeministrin shqiptar, as nuk e përcolli atë siç e do zakoni.

Por, cilat janë shtrëngimet e duarve më të çuditshme mes burrështetasve që do të hyjnë në histori, jo për thyerjen e akullit, por për fytyrat e akullta të atyre që bëjnë sikur shtrëngojnë duart?

Presidenti i Kinës Xi Jinping dhe Kryeministri japonez Shinzo Abe

Presidenti i Kinës Xi Jinping dhe Kryeministri japonez Shinzo Abe

Presidenti i Kinës Xi Jinping dhe Kryeministri japonez Shinzo Abe janë takuar sot (e hënë), por ajo që bie në sy nuk është shtrëngimi i duarve por fytyrat e tyre të nemitura.

Takimi i tyre i heshtur – por politikisht i rëndësishëm – në margjina të samitit të Apec në Pekin, nuk ishte befasues, duke marrë parasysh marrëdhëniet e acaruara mes dy vendeve për shkak të pretendimeve territoriale të ndërsjella.

Nuk është hera e parë që qëndrimi i Abe është përshkruar si i ftohtë. Por ai nuk është i vetmi lider botëror që duket jo komod para kamerave.

Presidenti i SHBA-ve, Obama dhe Presidenti i Rusisë, Putin

Presidenti i SHBA-ve, Obama dhe Presidenti i Rusisë, Putin

Putin dhe Obama evituan kontaktin e syve në Samitin e G20 në St. Peterspburg në shtatorin e vitit të kaluar. Dy shtetet sapo kishin përfunduar pa pajtim bisedimet për ndërmarrjen e një veprimi ushtarak në Siri, ndërsa Rusia kishte refuzuar të ekstradojë spiunin amerikan Edward Snowden.

Presidenti francez Francois Hollande dhe Presidenti iranian Hassan Rouhani

Presidenti francez Francois Hollande dhe Presidenti iranian Hassan Rouhani

Hollande duket më pak komod sesa Rouhani kur dy burrështetasit u takuan në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të KB-ve në shtator të këtij viti, gjatë bisedimeve për programin nuklear të Iranit. Hollande tha se ai kishte pritur “veprime konrekte” nga Irani për të reguar se nuk po zhvillonte armë nukleare.

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe sërish, Putin

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe sërish, Putin

Në vlugun e tensioneve për shkak të aneksimit rus të Krimesë, Putin mori atë që një analist e quajti “dënim vizuel” nga kancelarja gjermane Angela Merkel në shënimin e 70 vjetorit të Ditës D, në Francën veriore në qershor të këtij viti.

Princi britanik Charles dhe Presidenti i Zimbabves, Robert Mugabe

Princ Carls

Princi britanik Charles u kritikua në vitin 2005 kur shtrëngoi duart me presidentin e Zimbabves, Robert Mugabe i cili kishte shkelur një ndalesë udhëtimi të Bashkimit Europian për të marrë pjesë në funeralin e Papa Gjon Palit II në Vatikan.

Lajme të ngjashme

Back to top button