Fushatë për rritjen e vetëdijes për kancerin

 Për rritjen e vetëdijes për kancerin dhe veprimin parandalues dhe në kohë, Shoqata për luftë kundër kancerit “Borka” dhe “Ramstor moll” prej sot do të fillojnë fushatë humanitare me sloganin “A dëshiron edhe t’i të ndihmosh?”

Çdo të martë gjatë tri javëve të ardhshme në qendrën tregtare do të mbahen punëtori, ligjërata dhe aksione humanitare me qëllim që më mirë të njihet opinioni për kancerin në gji, në mitër dhe në testikuj.

Krahas pulteve informative dhe fushatave humanitare, çdo të martë me fillim në orën 16 do të mbahet edhe punëtori e cila do të udhëhiqet nga Biba Dodeva, kryetare e shoqatës “Borka” dhe një punonjës mjekësor.

Marketi dhe dyqanet në qendrën tregtare për këtë fushatë humanitare do t’i dhurojnë shoqatës “Borka” nga një për qind të shitjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button