Mjetet financiare për teatrin shqiptarë, si pikë uji në det!

Megjithëse Maqedonia shënon dy dekada pluralizëm sërish vërehet diskriminim i madh kur është në pyetje mbështetja financiare e kulturës shqiptare në vend. Për momentin ende po punohet në rindërtimin e teatrit shqiptar ndërsa pritet që objekti të jetë në funksion nga shtatori i vitit 2015.

Ka kundërshtime të mëdha lidhur me shpërndarjen mjeteve financiare që ndahen për kulturën shqiptare.

Adem Karaga. drejtori i Teatrit Shqiptar-Shkup
Adem Karaga. drejtori i Teatrit Shqiptar-Shkup

Drejtori i Teatrit shqiptar Adem Karaga për NOVA, deklaroi se rindërtimi po zhvillohet në pajtim me projektin.

“Për momentin po punohet në çatinë dhe fasadën, ndërsa kjo punë është e lidhur me kushtet klimatike, më pas do  të vazhdojmë me intervenime në brendësi të objektit”, deklaroi Karaga.

I pyetur nëse është i mjaftueshëm buxheti që ndahet nga Ministria e kulturës për realizmin e projektit për teatrin, Karaga thotë se asnjëherë nuk janë të mjaftueshme mjete të ndara për institucionet kulturore për ti përmbushur vizionet e tyre.

Drejtori Karaga foli edhe për rrogat e aktorëve shqiptar për dallim me kolegët e tyre aktor në teatro të tjera të vendit. Sipas tij ato po punojnë dhe asnjëherë nuk do të ndalen në kërkesat e tyre për korrigjimin e gjendjes me rrogat e tyre.

“Gabimi që ndodhi para disa viteve ka sjellë në mos rritjen e rrogave. Nëse vazhdojmë të jemi viktima edhe më tej, do të ndërmarrim hapa për gjetjen e zgjidhjes për institucionin tonë”, deklaroi Karaga.

Ali Aliu - Akademik
Ali Aliu – Akademik

Akademiku Ali Aliu deklaroi se kur bëhet fjalë për kulturën shqiptare në Maqedoni përveç diskriminimit në shpërndarjen e mjeteve për kulturë mungon edhe organizimi. Ai thotë se mjetet që shteti i ndanë për kulturën shqiptare janë vetëm si një pikë uji në det.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button