Ministri Poposki për vizitë pune në Bruksel

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Bruksel, ku do të ketë takim me komisarin për politikën evropiane fqinje dhe për negociata për zgjerim Johanes Han.

Siç paralajmëroi MPJ-ja, Poposki do të takohet edhe me raportuesin për Maqedoninë në Parlamentin Evropian Ivo Vajgël (ALDE Slloveni), me bashkëkryesuesin me Komitetin e përbashkët parlamentar Alojz Peterle (EPP, Slloveni) dhe me eurodeputetin Kelam Tune (EPP, Estoni).

Është planifikuar që diplomacia e Maqeonisë të realizojë takim të përbashkët edhe me përfaqësuesit e vendeve-anëtare të BE-së në Komitetin për Ballkanin Perëndimor në Këshillin e BE-së.

“Gjatë qëndrimit në Bruksel, pritet që ministri Poposki të marrë pjesë në Konferencën ‘BE-ja, Ballkani dhe stabiliteti rajonal’, organizator i së cilës është fondacioni Hanns Seidel Stiftung dhe në të cilën do të marrin pjesë bashkëkryesuesit me Komitetin e përzier parlamentar Maqedoni-BE Alojz Peterle, zëvendëskryesuesi me Komisionin për punë të jashtme të Parlamentit Evropian Andrej Plenkoviq dhe përfaqësues të Drejtorisë për zgjerim të Komisionit Evropian”, kumtoi MPJ-ja.

Në takimet pritet të bisedohet për çështjet aktuale lidhur me agjendën evropiane të Republikës së Maqedonisë, në kontekst të Raportit të fundit të Komisionit Evropian dhe perspektivave të procesit eurointegrues të Republikës së Maqedonisë për vitin e fundit.

Lajme të ngjashme

Back to top button