Parlamenti studentor i USHT-së shpalli zgjedhjet

Shpallen zyrtarisht zgjedhjet për Kryetar të Parlamentit Studentorë pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës. Shaban Arsllani, sot prezantoi vetëm anëtarët e komisionit që do të udhëheqin me zgjedhjet, sipas të cilit ata kanë për detyrë: të caktojnë datën e organizimit të zgjedhjeve dhe procedurat tjera zgjedhore.

“Ne besojmë se komisioni i sapo zgjedhur do zhvilloj një proces transparent në pajtim me statutin dhe rregulloren përkatëse, sikurse jemi të bindur se i tërë procesi zgjedhor për kreun e ri të PS USHT do mbahet në kushte demokratike”, deklaroi Shaban Arsllani, Kryetar i PS-USHT.

Edhe kësaj here, pas leximit të komunikatës, Shaban Arsllani u largua duke mos lënë hapësirë për pyetje nga gazetarët.

Lexo më shumë: 
USHT-ja si MPB-ja, thërret studentët në bisedë informative
USHT hesht për skandalin me studentët
“Garda” e USHT-së, kërcënon Organizatën e Pavarur Studentore
Studentët e USHT-së, shmangin direktivat nga lartë, formojnë Organziatë të Pavarur
Taksa prej 100 denarëve, USHT nuk ka vendim për studentët që nuk kanë paguar
USHT: Parlamenti Studentor, jo funksional, kryetari i tij askund!
Protestojnë studentët e USHT-së në Shkup (FOTO)
Abdyl Shaban Arsllani

Lajme të ngjashme

Back to top button