Si Rama rrallë burra kemi!

Edi Rama sot ishte në Beograd në një vizitë zyrtare që pati me kryeministrin e Serbisë Aleksandër Vuçiç. Kjo vizitë ishte një vizitë mjaft historike dhe që do të mbahet mend çdoherë që të vij 10 nëntori. Rama sot shkruajti historinë e dytë shqiptare në Beograd, pasi që historia e parë ishte lëshimi i dronit në mes Beogradit gjatë takimit Sërbi-Shqipëri, ku edhe për atë shkak u ndërpre ndeshja.

Por çka bëri sot Rama në Beograd? Nuk bëri asgjë skandaloze dhe të turpshme, thjesht ai shfaqi një realitet shumë të hidhur ndër shekullor sërb se Kosova është dhe do jetë gjithmonë shtet i pavarur dhe se Kosova do jetë pjesë e Shqiprisë. Kjo fjalë e madhe e Ramës e dëshpëroi apo edhe e turpëroj Vuçiçin, ku në moment të parë kur gjithë e pamë në fytyrë menduan se ai do të pësoj ndonjë “atak kardiak”(infakt).

Ai u skuq i tëri dhe nga hutia e madhe në moment nuk kishte ç’të thonte, vetëm ju kujtua ajo fjala e vjetër sërbe: “Kosova është Sërbi”. Kjo fjalë nuk e frikësoj fare Edi Ramën, ai përsëri vazhdoi të thotë që puna e Kosovës është punë e kryer, deshën apo nuk deshën sërbët.

Ne si shqiptarë duhet ta çmojmë shumë guximin dhe talentin që ka Edi Rama, sepse ai kishte menduar shumë gjatë kohë se me çfarë veshje do të shkonte në Beograd, ku ai kishte venduar një kollare të kuqe apo në gjuhën e popullit quhet “kravat” dhe kostum të zi.

Ku ai është veshur si flamuri jonë kombëtar KUQ E ZI. Gjesti i tij sot, na ka futur në gjak aq patriotizëm të madh sa që askujt më nuk do i shkojë ndërmend ndonjë Shqiptari që ta tradhtojë Shqipërinë dhe vendin e tij.
Dhe për në fund: “Historinë si shqiptarë e shkruajtëm dy herë edhe atë në mes të Beogradit, dhe sllavët ende nuk munden të binden se ne Shqiptarët jemi një popull shumë i madh.

Lajme të ngjashme

Back to top button