Serbët në veri protestojnë ndaj deklaratave të Edi Ramës

Qytetarët e pjesës veriore të Mitrovicës janë mbledhur afër urës kryesore të lumit Ibër, i cili ndan pjesën veriore nga pjesa jugore e qytetit, në shenjë proteste për deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama rreth pavarësisë së Kosovës.

Qytetarët po protestojnë në mbështetje të kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq, rreth politikës së Qeverisë së tij për ruajtjen Kosovës brenda Serbisë.

Duket se kjo protestë erdhi pasi mediat raportuan se kryeministri shqiptar, Edi Rama, tha në Beograd se Serbia duhet të njohë Kosovën, transmeton Telegrafi.

Qytetarët po mbajnë flamuj të Republikës së Serbisë, ndërsa me makina po sillen rreth Mitrovicës.

Në mesin e qytetarëve të mbledhur mund të shihet edhe kryetari i Mitrovicës Veriore, si dhe njëherazi deputeti në Kuvendin e Serbisë, Kërstimir Pantiq.

Nuk ka pasur as një incident, ndërsa në afërsi të urës kryesore tek lumi Ibër, shihen pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe të KFOR-it.

Lajme të ngjashme

Back to top button