Berisha komenton konferencën e shtypit Vuçiq – Rama

Ish- Kryeministri Sali Berisha reagoi duke thënë se konferenca e shtypit Vuçiç – Rama degradoi sikur të ishte konferencë shtypi midis Dukës dhe kreut të Federatës Serbe të Futbollit.

Në një tjetër postim në Facebook, Berisha shkruajti se, “Me mungesën e flamurit shqiptar në aeroport, Beogradi pret Ramën si asnjë Kryeministër tjetër, si vizitor të dorës së dytë, si për t’i thënë se t’i nuk ke flamur!”

Sipas tij, “ky akt fyes, të rikujton fishkëllimat në stadiumin e Beogradit gjatë himnit tonë kombëtar më datë 14 Tetor”.

Por ish- kreu i qeverisë thotë se, “ajo ndodhi në një stadium fanatikësh, kurse në aeroportin e Begradit ishte protokolli më i lartë i shtetit serb”./ Tv Klan

Lajme të ngjashme

Back to top button