Bëjnë dasëm, dëmtojnë me plumba automjetet në Gostivar

Në dy incidente të ndara, janë regjistruar mbrëmë në qendër të Gostivarit, dy automjete janë dëmtuar nga plumba qorrë, të qëlluar me siguri në një argëtim familjar.

Sipas MPB-së, në incidentin e parë që ka qëlluar mbrëmë, është dëmtuar xhami prapa i “Audi A4” i cili ka qenë i parkuar në rrugën “Mlladen Simonovski”.

Nga një predhë e gjuajtur nga armë zjarri, është dëmtuar edhe “Volksfagen-pasat”, të cilën pronari e ka parkuar në rrugën “Major Çede Filipovski”. Plumbi qorr e ka thyer xhamin e prapmë.

Pas denoncimeve janë kryer ekspertiza, ndërsa policia ndërmerr masa për zbulimin e kryerësit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button