fbpx

Tekstet shkollore shtrembërojnë faktet historike për fiset Ilire

Libri i  historisë për nxënësit e klasave të para të shkollave të mesme shtrembërojnë faktet historike për fiset ilire. Fiset ilire të Enkelejve dhe Dasaretët paraqiten si fise maqedonase, transmeton Alsat.

Njëri nga autorët e këtij teksti shkollor, historiani Safet Neziri thotë se fiset Enkeleasit dhe Dasaretët nuk janë fise maqedonase ashtu siç janë përshkruar në libër, por si fise ilire që kanë jetuar në territorin e Maqedonisë. Ai për këtë gabim fajëson bashkautorin maqedonas të tekstit shkollor.

“Të dhënat të cilat i ka shkruar kolegu im maqedonas, të pjesës që përmendët ju i ka përshkruar si fise maqedonase, por të kemi parasysh se bëhet fjalë për territorin e Maqedonisë por për fise ilire dhe që është me rëndësi dhe pala e kolegëve historian maqedonas, i llogarisin edhe si fise ilire por që jetojnë dhe shtrihen në Maqedoni”, deklaroi Safet Neziri, autor i librit të Historisë për vitin e parë.

Neziri  thotë se tekstet shkollore nuk mund të zgjerohen shumë dhe nuk ka qenë tendenca që të përmenden të gjitha fiset ilire që kanë jetuar në territorin e Maqedonisë së sotme, por fiset ilire në përgjithësi në tërë Gadishullin Ballkanik.

Ndërkohë Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi thotë se përmbajtja e teksteve shkollore në Maqedoni, përfshirë edhe librin e historisë për vitin e parë është problematike si rezultat i specifikave të popujve që jetojnë këtu dhe kjo gjë duhet të përmirësohet.

“Përmirësimi i tyre duhet të bëhet në mënyrë sistemore dhe jo ti lihet vullnetit të një autori, recensenti, ose vullnetit të një ministri fundi i fundit. Me siguri në këtë libër bëhet fjalë për një periudhë të mëhershme, sigurisht historianët këtë më mirë edhe mund ta sqarojnë në kohën kur ndoshta nuk kanë ekzistuar edhe popujt, kanë ekzistuar vetëm fiset por gjithashtu këtu mund të jetë fjala për ndonjë aspekt gjeografik ose territorial të asaj periudhe”, tha Abdilaqim Ademi, Ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Tags

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Ti dhe shokèt e T’u , jeni fajtorè pèr kete. Tè lutem merre pèrgjegjèsine morale, se na i shkatèruat historine, letersine,gjeografin,muziken et etj.
    Tendenc per asimili i thuajne kesaj ore…

Back to top button
Close