Tensionet shqiptaro-serbe, Braçe: Kosova nuk është provokim

E cilësuar si një vizitë historike ajo e kryeministrit Rama në Beograd, një qëndrim ka mbajtur edhe deputeti i PS, Erjon Braçe. Ai nënvizon faktin se sot u përplasën dy botë, ajo e të ardhmes me atë të së shkuarës.

“U PERPLASEN DY BOTE, AJO E TE ARDHMES ME ATE TE SE SHKUARES!! 25 VITE PAS RENIES SE MURIT QE NDAU DY BOTE, MURI SERB MBETET SERISH ME I VJETRI QE DUHET SHEMBUR!!

“Asgjë nuk ka pse të mbetet ashtu siç është”-tha kancelarja Merkel dje.

Kjo është gjuha e Evropës në këtë shekull.

Edi Rama e foli qartë sot, shqip dhe anglisht!
Homologu serb jo, foli si shekullin e shkuar. Kanë frikë të ndahen nga ai shekull edhe pse në të humbën çdo gjë. Dinjitetin mbi të gjitha, për ata që bënë luftrat e tmerrshme. Kanë frikë! Shumë frikë!

Megjithatë, Evropa është aty! Ne jemi në të. Kush nuk e pranon mbetet pas e jashtë.

Por mbi të gjitha;
Kosova është aty.
Kosova nuk është provokim. Kosova është realitet, me histori të lashtë dhe histori të re, të dhimbshme e të përgjakur mu në mes të Evropës.

Tani është shtet sovran, i pavarur dhe evropian.

Nuk duan edhe një herë tjetër të ndahen nga shekulli i shkuar dhe nuk duan ta njohin?

Mirë, shumë mirë, ateherë;
PRISNI SE NUK KENI PARE ASGJE AKOMA!!

Në anën tjetër, si shqiptar, nuk kam pse të mos i pergjigjem kryeministrit Serb; JO ZOTNI! NUK KA KETU NGA ATA QE TE THERRASIN PERDITE: VRITI, THERRI SERBET QE TE MOS EGZISTOJNE!!

E përditshmja jonë nuk ka lidhje me urrejtjen ndaj jush!
Ka lidhje me betejën tonë për një Shqipëri më të mirë, moderne e demokratike për Evropën!”, ka shkruar ai. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button