Mediat italiane: Presidenti Napoletano jep dorëheqjen në fund të vitit

Mediat italiane shkruajnë se Presidenti i Italisë Xhorxho Napolitano do të japë dorëheqjen ne muajin dhjetor sapo vendi të dorëzojë presidencën e rradhës të Bashkimit Europian.

Në një reagim të saj, Zyra e Shtypit e kreut të shtetit as nuk e konfirmonte por as e mohonte një lajm të tillë.

Sipas këtij njoftimi është në përgjegjësinë e Presidentit të Republikës të bëjë bilancin e detyrës së tij dhe të marrë vendimet e duhura për këtë çështje.

Presidenti ka në qendër të punës së tij të drejtat e qytetarëve dhe do të udhëhiqet nga motivet që shkojnë në të mirë të qytetarëve thuhet në deklaratë.

Sipas mediave, në Dhjetor Presidenti Napolitano do të njoftojë dorëheqjen përpara Krishtlindjeve ndërsa ka vendosur që të mos e ushtrojë këtë detyrë që nga muaji Janar i vitit të ardhshëm.

Burime mediatike thonë se Presidenti është shprehur se është i lodhur dhe nuk ka mundësi që të vazhdojë më tej.

Napolitiano mbushi në muajin Gusht plot 90- vjet.

Ligji italian parashikon që brenda 15 ditëve nga dorëheqja e Presidenti dy dhomat e parlamentit duhet të zgjedhin pasuesin e tij në këtë detyrë./ Tv Klan

Lajme të ngjashme

Back to top button