Projekt i ri i Fondit të shëndetësisë ‘e-vërtetim për studentët e rregullt’

Studentët e rregullt të regjistruar të moshës (18-26) për të cilët fakultete në mënyrë elektronike kanë dërguar të dhënat e tyre, do të kenë sigurim të vazhdueshëm shëndetësor dhe nuk do të duhet që çdo vit akademik të dorëzojnë vërtetim për shkollim të rregullt.

kjo është parashikuar me projektin e ri të Fondit ‘Vërtetim elektronik për studentët e rregullt’.

Drejtoresha e Fondit Maja Parnaxhieva Zmejkova sot në press konferencë theksoi se marrëveshja është nënshkruar në 43 institucione arsimore në Maqedoni dhe projekti ka filluar të realizohet javën e kaluar.

Lajme të ngjashme

Back to top button