Ronaldo lojtari i vitit në La Liga (Video)

Cristiano Ronaldo ka fituar edhe dy cmime të tjera individuale, në ndarjen e cmimeve nga e përditshmja spanjolle Marca.

Ylli portugez është zgjedhur lojtari më i mirë i edicionit të kaluar dhe ka pranuar edhe trogeun “Pichichi”, si golashënuesi më i mirë i ligës me 31 gola.

Ronaldo pas marrjes së çmimit tha se i pelqen të fitojë trofe kolektiv dhe individual, duke insistuar se do të vazhdojë me formë të mirë edhe në të ardhmen.

“Më pëlqen të fitojë trofe individual dhe kolektiv. Gjithkush ka një mënyrë të menduarit dhe të punës. Të luaj futboll është ajo që mua më pëlqen, unë përpiqem të bëjë më të mirën. Unë nuk lodhem duke fituar çmime”.

“Ndoshta tani unë jam në më të mirën time, por unë do të përpiqem të jem më i mirë se vitin e kaluar këtë vit. Unë jam i lumtur, ekipi është shumë i mirë. Ne jemi duke luajtur shumë mirë”, tha Ronaldo pas pranimit të çmimeve.

Sulmuesi më i mirë për edicionin 2013-14 u zgjedh Diego Costa (Atletico Madrid), i cili tashmë luan në Chelsea, ndërsa trajneri i vitit Diego Simeone i Atletico Madrid-it.

Lajme të ngjashme

Back to top button