Shkup, arrestohen tre shqiptarë

Tre persona të kërkuar që një kohë të gjatë nga policia, tashmë janë arrestuar nga njësiti special “Alfa”.

Të gjithë të arrestuarit janë me përkatësi shqiptare, ata kanë qenë të kërkuar me urdhër arrest të shpallur nga Gjykata Themelore Shkup, njofton MPB Shkup.

Sipas policisë, ata janë të akuzuar për veprat penale, prodhim dhe qarkullim të drogës”, “falsifikim të të hollave” dhe për veprën “pengimin e zgjedhjeve dhe votim”.

Të arrestuarit janë Jeton.R 26 vjeç nga Çairi , Ismet.A 36 vjeç nga Saraji, dhe Ali.A 35 vjeç nga fshati Grushinë të gjithë të akuzuar për prodhim dhe qarkullim të drogës, falsifikim të të hollave dhe për veprën pengim të zgjedhjeve dhe votim./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button