Hillary Swank: Asnjëherë nuk i kam besuar vetes

Fituesja e dy çmimeve ‘Oscar’, Hillary Swank, në një intervistë dhënë magazinës ‘Manhattan’, ka zbuluar shumë detaje nga jeta e saj private dhe ai që ka zgjuar kureshtjen e medieve rozë, ka qenë mosbesimi i aktores në veten e saj, duke vënë në pikëpyetje faktin se si ajo ka mundur të jetë kaq e suksesshme me kaq pak vetëbesim.

Kurrë nuk ka menduar që do të ketë kaq shumë suksese në karrierë. Kjo pasi aktorja Hillary Sëank asnjëherë nuk ka pasur besim tek vetja. Së paku kështu ka deklaruar vet aktorja në një intervistë për revistën ‘Manhattan’. Bukuroshja 40-vjeçare ka thënë se qëkur ishte e re duhet t’i besonte më shumë instinkteve të saj, por ajo nuk ka bërë një gjë të tillë. “Kam qenë e frikësuar dhe nuk i besoja vetes. Njeriu e di se çfarë është më e mira për të, e ka të lindur. Por, unë kisha frikë t’i besoja instinkteve të mia dhe për këtë arsye isha e dobët ”, ka shtuar ajo. Këtë mosbesim në vete Hillary e ka ndjerë më së shumti kur ishte në fillim të karrierës si aktore.

“ Në fillim të karrierës kam parë që besimi tek vetja është zero. Mirëpo tani që kam mbushur 40 vjeç nuk ndihem më e vetmuar. E di që eksperiencat që i kam kaluar unë i kalojnë edhe të tjerët, prandaj tani më është shtuar vetëbesimi” ishin fjalët e aktores. Swank në këtë revistë ka folur edhe frymëzim që e merr nga rolet që ka interpretuar.

“Më pëlqejnë femrat që sfidojnë stereotipet pasi ato na kujtojnë se femra është e aftë të bëjë gjithçka” ka theksuar ajo.

Lajme të ngjashme

Back to top button