Bursa “Boris Trajkovski” për 20 studentë

Njëzet studentë më të mirë sot kanë marrë bursa për studime pasuniversitare në Siti kolexhin në Selanik, i cili është pjesë e Universitetit “Shefild” nga Britania e Madhe.

Bursat, të cilat e mbajnë emrin e ish-presidentit Boris Trajkovski, ndahen tradicionalisht tani më pesë vjet me radhë. Çdo bursë në veçanti është në vlerë prej regjistrimit në Siti kolexhin dhe arrin 14.890 euro nga të cilat 50 për qind i siguron Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ndërsa pjesa tjetër Siti kolexhit.

Bursat, studentëve ua dorëzon presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i cili theksoi se ato janë shpërblim për rezultatet e tyre. Ato, i porositi presidenti do t’ju ndihmojnë të bëheni sipërmarrës dhe menaxherë të lartë, çfarë i nevojiten Maqedonisë.

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski sqaroi se bëhet fjalë për gjeneratën e pestë të bursave nga Republikën e Maqedonisë, e cila do ta formalizojë arsimin e lartë të këtij institucioni prestigjioz.

Drejtori i programit për studime master të administratës së biznesit në Siti kolexh, Xorxh Efstadiadis konsideron se nisma për ndarje të këtyre bursave inkorporohet në Strategjinë Evropa 2020, e cila, siç tha, jep vend qendror të diturisë për arritje të rritjes së urtë, të qëndrueshme dhe inkluzive.

Bursat për Siti kolexh ndahen për studime pasuniversitare në fushën e marketingut, financave, menaxhmentit të përgjithshëm, mbështetjes logjistike ose menaxhmentit në shëndetësi.

Lajme të ngjashme

Back to top button