Gostivar, ekskavatorët në aksion, hapet traseja për ndërtimin e rrugës kryesore

Filloi realizimi i planit detal të qytetit të Gostivarit me depërtimin e rrugës për të kaluar nga rruga e Dibrës në Lagjen Dutllëk,

Së pari do të largohen katër objektet që janë ndërtuar në trasenë e rrugës që më pastaj të nxirret Leje ndërtimi për rrugën dhe të pasoje ndërtimi i urës që do lidh rrugën e Dibrës me Lagjen Dutllëk.

Për të parë punët nga afër, në terren qëndroi edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, shefi i Kabinetit, Bashkim Hasani dhe Udhëheqësi i Sektorit të Urbanizmit, Jeton Salij atë shoqëruar edhe nga banorët e lagjes.

“Në aktivitetet tona parazgjedhore kemi thënë se do e bëjmë zgjidhje për rregullimin e kaosit në komunikacion për qytetarët e Gostivarit dhe sot ne kemi filluar ta hapim rrugën kryesore të qytetit të Gostivarit e cila rrugë do ti lidhe vendbanimet më të mëdha të qytetit tonë, institucionet gjyqësore, shkollat e mesme, vendbanimet e malësisë, Gjenovicën, Simnicën, Banjicën e Poshtme dhe të Epërme, me këtë rrugë e lidhim edhe lagjen e Fazenarisë, pjesën tjetër e Malësisë, Turçanin, Llakavicën, Sërmnovën dhe me këtë rrugë lidhet edhe Balibdolli. Shumë qytetarë nuk do kenë nevojë të hynë në brendi të qytetit , por do kalojnë nga kjo rrugë. Kjo rrugë do na kape një vlerë të madhe, afër 1 milion euro. Me banorët e lagjes që ju prishën shtëpitë kemi gjetur mirëkuptim gjë që do na shpie në realizim më të shpejtë të këtij projekti jetik për të gjithë qytetarët e komunës sonë”, theksoi kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta duke theksuar se gjatë mandatit të tij do përfundoje edhe ndërtimi i urës lidhëse midis rrugës së Dibrës dhe Lagjes Dutllëk.

“Unë mendoj se në mandatin tim do të përfundoje ura, por, edhe më herët varësisht si do na ecin punët, varësisht se sa qytetarët do japin kontributin e tyre ndaj komunës se ata e kanë obligim të paguajnë tatimet, por besoj edhe me fondet e Bashkësisë Evropiane dhe shumë shpejtë do e vejmë në përdorim këtë rrugë. Për herë të parë në qytetin e Gostivarit por mund të them edhe nê Maqedoni, kryetari i komunës bashkë me këshillin komunal ndërton urë dhe do të jetë ura e parë që ndërtohet në mandatin tim, ura e parë që ndërtohet pas pluralizmit dhe mund ti vejmë emrin rruga e demokracisë. Asnjë punë që e kemi filluar nuk e kemi lenë përgjysmë dhe këtë punë që e kemi nisur shumë shpejtë qytetarët do ta shfrytëzojnë. Kjo do jetë urë lidhëse që do i lidhe dy pjesët e qytetit, pjesën e rrugës së Dibrës dhe pjesën e Dutllëkut”, deklaroi kryetari Bejta.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button