Çfarë të bëni nëse telefoni mobil ju bie në ujë?

Gjatë stinës së verës më së shumti mund të që telefoni mobil të ju bie në ujë. Pa marrë parasysh se a ju bie në det, vaskë, pishinë apo dikund tjetër, mbani në mend, telefoni nuk do të prishet për shkak të lagështisë, por për shkak tentimit për ta ndezur atë.

Ja çka duhet të bëni nëse telefoni juaj bie në ujë:

Ndaloni menjëherë mbushjen – Rregulla e parë, pa panukë, sa më parë të jetë e mundshme që ta fikni telefonin. Sa më shpejt që ta fikni, aq më shumë janë shanset që mos të prishet.

Mos tentoni ta ndezni telefonin – Mos e ndizni telefonin pasi të ket rënë në ujë. Edhe nëse e fshini me leckë apo e thani me fen, këtë mos e bëni pasi mund të bëni një lidhje të shkurtë të rrymës. Nëse ju ndodh, atherë nuk mund ta rregulloni më.

Nxirreni baterinë dhe SIM kartelën – Menjëherë nxirreni baterinë dhe SIM kartelën (nëse është e mundshme). Nëse mobili ju bie në det, pasi ta fikni, duhet ta shplani me ujë çesme. Mos tentoni ta lani me alkool.

Tharje e shpejtë – Telefonin së pari thajeni me një leckë të thatë. Nëse keni fen për flokë, duhet ta thani me ajër të ftohtë e assesi me ajër të nxehtë.

Tharje e shkallëzuar – Vendosi telefonin pranë një llambe tavoline, reflektori apo ndonjë burimi tjetër të nxehtësisë që të mund të avullohet uji. Ky proces mund të zgjasë deri në 6 orë. Për çdo rast mos u ngutni dhe mos përdorni burime të forta të nxehtësisë.

Trik me oriz – Pasi ti bëni të gjitha këto procedura, lereni telefonin së paku edhe tre ditë dhe mos tentoni ta ndizni. Kjo ka shumë rëndësi, pasi edhe pse ju duket juve se telefoni tashmë është i tharë, vetëm një sasi e vogël e lagështisë, mund të reagoj në kontakt me baterinë dhe të sjell deri tek një lidhje e shkurtë.

Disa këshillojnë që telefoni të vendoset në një enë të mbushur me oriz, pasi orizi tërheq lagështinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button