Fjala e Ramës për Kosovën nuk përkthehet nga televizioni shtetëror serb

Mediat serbe vazhdojnë të publikojnë detaje të asaj që ndodh në Serbi gjatë vizitës së Kryeministrit Rama në Beograd.

Gjatë replikave mes dy Kryeministrave për Kosovën, nuk ka mjaftuar fakti që Vucic ka hequr kufjen gjatë fjalës së Ramës, por thuhet se dhe televizioni shtetëror serb nuk e ka përkthyer fjalën e kryeministrit shqiptar. Reporterët serbë madje janë marrë dhe me veshjen e kryeministrit shqiptar duke theksuar se ai ka zgjedhur një kostum të zi dhe kravatë të kuqe si symbol të flamurit kombëtar shqiptar.

Ndërkohë bëhet e ditur se forcat e policisë serbe kanë qenë të mobilizuara ndaj incidenteve të mundshme në Beograd. E gjithë autostrada që të çon nga aeroporti në Pallatin e Serbisë, ku Rama u prit nga Vuçiç ka qenë e mbushur me uniforma blu. Një protestë e vogël me rreth 100 njerëz përballë selisë së qeverisë serbe, përpara se Kryeministri Rama të mbërrinte aty, u shpërnda me dhunë nga policia.

Duket se deri tani të gjitha autoritetet serbe janë të impenjuara që të shmangin incidentet. Ndërkohë një detaj tjetër që ka rënë në sy është edhe fakti që pas përfundimit të konferencës së përbashkët për shtyp të dy Kryeministrat nuk i kanë dhënë dorën njëri tjetrit sic është tradita. / AbcNews

Lajme të ngjashme

Back to top button