Shtetase të huaja dhe kokainë zbulohen në një aksion policor në Tetovë

Policia e Tetovës mbrëmë ka kryer kontrolle në dy objekte hotelierike në fshatin Zherovjan, ku përveç shtetase të huaja me qëndrim të parregullt janë arrestuar edhe dy persona, njëri i kërkuar nga policia ndërsa tjetri për shkak se posedonte drogë.

Siç informojnë nga Policia e Tetovës aksioni është realizuar në lokalin ‘Orienal As’ dhe ‘Lovec”. Në lokalin e parë janë gjetur katër shtetase nga Serbia dhe Kroacia.

Në ‘Lovec’ gjatë bastisjes tek personi G.I (34) nga Piroku i cili ishte mysafir në lokal është gjetur një paketim me materie të panjohur, sigurisht kokainë. Në lokal është gjetur edhe B.A (35) nga Gradeci, i kërkuar nga policia. Të dy personat janë arrestuar dhe gjenden në stacionin policorë.

Lajme të ngjashme

Back to top button