fbpx

PDSH: Aksionet policore fushatë antishqiptare e qeverisë VMRO-BDI

Deputeti i PDSH-së, Gazmend Aliu gjatë një konference për shtyp, ka reaguar ndaj aksioneve policore nëpër lokalet e shqiptarëve. Ali akuzonë qeverinë se nëpërmjet këtyre aksioneve, ajoka për qëllim që përfundimisht të pamundësoj çfarëdolloj zhvillimi, apo perspektive të shqiptarëve.

“Se sa të pambrojtur janë shqiptarët tregoi rasti i këtyre ditëve, ku Qeveria VMRO-BDI u është vërsulur vendbanimeve shqiptare me forca të mëdha policore, si dhe me tatimorë e inspektorë të llojeve të ndryshme. Sikur të mos mjaftonte eksploatimi dhe shfrytëzimi i skajshëm që u bëhet në vazhdimësi shqiptarëve nga ana e qeverise, me çka mbushin buxhetin, të cilën më pas e shfrytëzojnë për investime të projekteve një nacionale maqedonase”, tha Gazmend Aliu.

Sipas tij, këto aksione kanë qëllime të shumëfishta antishqiptare. Aliu tha se nëpërmjet këtyre kontrolleve tentohet që shqiptarët të paraqiten si mos-pagues të tatimeve, gjë që nuk është e vërtetë, pasi që më shumë se një e treta e buxhetit mbushet pikërisht nga shqiptarët.

“Nëpërmjet forcave të shumta policore tentohet të mbjellët frik dhe të manifestohet forcë ndaj shqiptarëve, kurse faktin që shqiptarët janë të pa mbrojtur institucionalisht, si pasoj e korrupsionit dhe hajnisë së madhe të funksionarëve të BDI-së, e din çdokush. Kërkojmë që urgjentisht të ndërpritet kjo fushatë antishqiptare e qeverisë VMRO-BDI”, tha Gazmend Aliu.

 

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close