Shkëndija përsëri thirret për “Kupën e Pavarësisë”

Ashtu si është bërë tani më zakon në vitet e fundit, Shkëndija sërisht ka marrë ftesë për të pjesëmarje në turneun mbarëkombëtar ‘Kupa Pavarsia’ që organizohet çdo vit në Vlorë me rastin e festës së madhe shtetërore, ditës së flamurit Kombëtar shqiptar. Shkëndija e nderuar dhe me kënaqësinë më të madhe i është përgjigjur pozitivisht ftesës për të qenë pjesë e këtij evenimenti madhështor. Organizatorët janë njoftuar se Shkëndija drejt Shqipërisë do të udhëtojë me ekipin B, për shkak se skuadra e parë pikërisht atë fundjavë ka në program ndeshjen kampionale të xhiros së 17-të me Pelisterin në Tetovë. Kujtojmë se Shkëndija tani më disa vite me rradhë është pjesëmarëse e rregullt e këtij evenimenti, ndërsa vlen të ceket se ‘kuqezinjtë’ do mbahen mend përgjithmonë si fitues të edicionit ‘Kupa Pavarsia 2012’ që përputhej me 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Ekspedita e Shkëndijës më 27 Nëntor udhëton për në Vlorë, ndërsa më 28 Nëntor do të zhvillojë garat e edicionit të sivjetshëm të ‘Kupës së Pavarsisë’.

Ndërkohë pas takimit të fundit me Rabotniçkin dhe për shkak të pauzës që do ketë në kampionat si pasojë e ndeshjeve eliminatore për Euro 2016, drejtuesit kanë caktuar zhvillimin e një ndeshje kontrolluese me KF Shkupin. Dueli Shkëndija-Shkupi do të zhvillohet të dielën (16.11.2014), ndërsa ka mbetur të vendoset se ku do të luhet takimi. Futbollistët pas takimit të fundit janë të lënë të lirë për tre ditë, ndërsa më pas nisin përgatitjet për duelin e xhiros së 16-të me Sileksin në Kratovë. Pikërisht në këtë drejtim kontrolluesja me Shkupin pritet që nga stafi teknik të shfrytëzohet për të provuar të gjithë futbollistët, përfshi këtu edhe disa të rinjë që shkëlqejnë vazhdimisht në paraqitjet e tyre me ekipin B dhe formacionin e juniorëve.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button