Ja dhe video ku Edi Rama tronditë Serbinë dhe Vuçiqin (VIDEO)

Kosova është bërë shkak për deklarata shumë të forta nga ana e dy kryeministrave atij shqiptar dhe kryeministrit serb gjatë një konference të përbashkët për media zhvilluar në Beograd, pas një takimi 40-minutësh kokë më kokë mes tyre.

Në fjalën e tij, Rama theksoi se Kosova është e pavarur dhe ky është një fakt. Por në këtë moment kryeministri Alaksandar Vuçiq, në shenjë demonstrative me një nënqeshje në fytyrë hoqi kufjen e përkthimit.

Pas përfundimit të deklaratave respektive, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, në më të parin rast, Vuçiq deklaroi: “Nuk kam pritur provokime dhe nuk kam pritur që të flas për Kosovën, por duhet të përgjigjem se nuk do ta lejoj askënd ta nëncmojë Serbinë në Beograd”.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Ramës, i cili me qetësi tha: “Për sa i takon Kosovës, unë besoj se realiteti mbetet një dhe i pandryshueshëm, pavarësisht perceptimeve të ndryshme dhe mosdakordësisë së plotë”.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button