Bekim Neziri, kundër masave për ndalimin e lëvizjes së veturave të vjetra

Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri pret që në vitet e ardhshme në Maqedoni të mos ketë kufizime për shfrytëzimin e automjeteve të vjetra të cilat nuk i plotësojnë standardet ekologjike ose të ndalohet regjistrimi i tyre.

“Si ministër dikasterial dhashë mendim negativ për këtë kërkesë dhe thash se do të bëj analizë të detajuar. Vlerësoj se masa e tillë do të ketë efekte të mëdha negative ndaj ekonomisë dhe me këtë do të preken edhe qytetarët. Bëhet fjalë për një numër të madh prej 100 deri në 150 mijë automjete dhe mendoj se do të paraqesë masë radikale kufizimi i lëvizjeve të tyre ose, megjithatë, të pamundësohet regjistrimi i tyre. Mendoj se diçka e tillë nuk do të ndodhë në vitet e ardhshme”, tha ministri Neziri në përgjigjen në pyetjen në konferencën e sotme për shtyp në Ministrinë e Ekonomisë.

Ai theksoi se për 14 ditë, Ministria duhet ta informojë Qeverinë për masat pozitive dhe negative nga vendosja e masës së tillë. “Sipas të dhënave të cilat i marr nga shërbimet, unë si ministër, por edhe Ministria e Ekonomisë nuk do të mbështesë masë të tillë. Mendoj se edhe Qeveria do të dëgjojë dhe do ta pranojë analizën që do ta bëjmë”, theksoi Neziri.

Komiteti për mbrojtjen e mjedisit jetësor kohë më parë në seancën e Qeverisë kërkoi të shqyrtohet mundësia që të pamundësohet regjistrimi i automjeteve të vjetra, për fillim me EURO 0, ndërsa më vonë edhe me EURO 1 standard ose të reduktohet lëvizja e tyre në Shkup për shkak të pjesëmarrjes së tyre në ndotjen e qytetit

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button