Aliti: Javën tjetër pritet të fillojë procedura për mandatet e opozitës

Sekretari i përgjithshëm i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Zharko Denkovski të përgatisë listë për prezencë, gjegjësisht rregullsinë e deputetëve dhe ta dorëzojë më së voni të hënën në takimin koordinues, është konkludimi nga koordinimi i sotëm i grupeve të deputetëve në Kuvend.

Për këtë, për koordinimin informoi nënkryetari i Kuvendit Rafiz Aliti. Sipas tij, pritet që lista të përgatitet dhe  të dorëzohet deri te Komisioni kuvendar për çështje rregullores dhe mandatare-imunitare, i cili në afat prej 15 ditësh pasi do ta marrë duhet ta vendosë në rend dite të seancës kuvendare.

Sot skadojnë gjashtë muaj nga verifikimi i 34 mandateve të deputetëve, nga opozita nga ana e Kuvendit. vetëm tre deputetë nga 34 zgjedhësit popullorë janë përfshirë në punën e Kuvendit dhe kundërshtuan në qëndrimin e opozitës për bojkotin e Parlamentit. LSDM-ja dhe partitë më të vogla opozitare para disa ditësh sërish u deklaruan se nuk kthehen në Parlament.

Kryetari i Kuvendit, Veljanoski pas marrjes së evidencës, pret të kërkoj kolaudim nga Komisioni për çështje mandatare-imunitare për mungesat, pas çka duhet të vijojë deklarim i Kuvendit. Mandati i një deputeti mund të merret me dy të tretat e shumicës.

Lajme të ngjashme

Back to top button