Skënderbeu vështirë do ta ketë edhe në Tiranë

Një mision pothuajse i pamundur për kampionët e Shqipërisë, që gjithsesi do të tentojnë të shkruajnë historinë me një rezultat historik që do t’i kualifikonte në fazën Play off të Ligës së Kampioneve. Korçarëve u duhet të mos pësojnë dhe të shënojnë të paktën 3 gola për ta çuar sfidën në kohën shtesë, por përballë një kundërshtari të mirë organizuar, sidomos në fazën mbrojtëse kërkohet një skuadër super-ofensive, por edhe të kujdesshme në prapavijë.

Trajneri Mirel Josa pritet të hedhë në fushë që nga minuta e parë Mario Morinën përkrah Pejiq, duke kaluar në rreshtimin klasik 4-4-2. Renato Arapi tashmë i riaftësuar do të marrë vendin e tij në të majtë të mbrojtjes, Radas-Gvozdenoviq në qendër, ndërsa Ademir në të djathtë.

Nuk përjashtohet mundësia që kroati të spostohet në të djathtën ndërsa në vend të tij përkrah Gvozdenoviq të luajë Soza. Në qendër të mesfushës pritet të aktivizohen Shkëmbi dhe Lilaj, ndërsa nga krahët Orelesi dhe Tomiq. Nuk është e sigurtë nëse trajneri Mirel Josa do ta ketë në planet e tija sulmuesin shqiptar nga Shkupi Muzafer Ejupi, të cilit në asnjë ndeshje nuk i dha rast të jetë as në bankën e rezervistëve.
Maribori i Sllovenisë është shumë afër kualifikimit, pasi javë më parë barazoi me APOEL-in. Edhe në këtë ndeshje pritet aktivizim i plotë i tetovarit Agim Ibraimi, pa të cilin as që mendohet ekipi i Mariborit. 

Ja dhe të gjitha dyshet:
Maccabi Tel Aviv – Basel
Steaua – Dinamo Tbilisi
Maribor – APOEL
Skënderbeu – Shakhter Karagandy
Partizan – Ludogorets
Fenerbahçe – Salzburg
Grasshopper – Olympique Lyonnais

Lajme të ngjashme

Back to top button