Kuvendi do të përgatit raport për prezencën e deputetëve të LSDM-së

Kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski nuk thirri vazhdimin e seancës së katërt ku në rend dite ishin dorëheqjet e deputetëve të opozitës maqedonase. Ai filloi seancë të re me pika te tjera të rendit të ditës. Pasi sot mbushen gjashtë muaj nga bojkoti i LSDM-së që zyrtarisht janë evidentuar si mungesa pa arsye, Veljanovski në koordinim me koordinatorët e grupeve tjera parlamentare, obligoi sekretarin e Parlamentit që të përpilojë raportin për numrin e mungesave të të gjithë deputetëve në Parlament.

Me këtë fillon procedura tjetër e cila nuk konstaton dorëheqjet, por ua merr mandatin deputetëve të cilët për gjashtë muaj nuk vijnë në Parlament dhe mungesën e tyre nuk e arsyetojnë me asgjë. Pasi që sekretari Zharko Denkovski të përpilojë raportin e mungesave, kryeparlamentari Trajko Veljanovski do ta angazhojë komisionin për mandate dhe imunitet që të fillojë procedurën për marrjen e mandateve të 31 deputetëve të LSDM dhe partnerëve të tjerë të koalicionit opozitarë maqedonas.

Lajme të ngjashme

Back to top button