Zgjerimi i sheshit “Skënderbeu” do të kushtojë 10 milion euro

Firma ndërtimore “Bayer BG” është zgjedhur nga komuna e Çairit që të realizojë punët ndërtimore, për ndërtimin e sheshit “Skënderbeu”, mbi bulevardin “Goce Dellcev” . Kjo pjesë do të lidhe Cairin me komunën Qendër dhe do të formojë zonën për këmbësorë me sipërfaqe 28.674 metër katrorë. Ndërtimi i kësaj qendre do të kushtojë 10 milion euro.

Kjo është faza e dytë e projektit që ka filluar më 2012 me vendosjen e platformës mbi objektet hoteliere në radhën e parë të Qershisë së Vjetër të Shkupit.

Siç theksojnë nga komuna e Çairit, kontrata ende nuk është nënshkruar me firmën “Bauer BG”, por pritet këto ditë të zyrtarizohet.

Pas fazës së dytë do të realizohet faza e tretë, me të cilën do të sigurohen vend parkime para objektit të universitetit shtetërorë të Tetovës. Komuna e Çairit thotë se projekti bazë i fazës së tretë është në procesin e përgatitjes, por tani për tani nuk dihet se kur do të fillojë realizimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button