Ata të cilët nuk kanë paguar faturat e ngrohjes do tu bllokohen llogaritë bankare

Qytetarët të cilët kanë fatura të ngrohjes të papaguara që nga viti 20012, duhet t’i paguajnë në mënyrë urgjente ose do të dorëzohen tek përmbaruesi.

Ngrohtorja AD Shkupi, e cila tani më dy vite nuk bënë ngrohjen sepse këtë biznes e ka marrë “Ballkan Energji Grup”, u ofron shfrytëzuesve që të bëjnë pagesën e faturave të mbetura për 24 rate pa kamatë, në të kundërtën do të jepen në Gjykatë, transmeton Vest.

Sipas kompanisë, ka mbi 10.000 amvisëri të cilët kanë borxhe si dhe 4.000 firma dhe institucione shtetërore.

Nga institucionet shtetërore, borxhlinj më të mëdhenj janë komunat dhe me ta do të bëhen kontrata të veçanta për pagesë.

Lajme të ngjashme

Back to top button