Tetovë, nxënësit e gjimnazit një orë me policinë, të mos vulgarizohet sporti

Nxënësit tetovar të shkollave të mesme do të kenë një orë shtesë që do të mbahet nga zyrtarët policorë në kuadër të një projekti që do të zgjat afro një muaj, për të sensibilizuar ato për frymën më sportive gjatë garave të ndryshme.

Sot kanë filluar ligjëratat e para për nxënësit e klasave të para të shkollës së mesme në gjimnazin e Tetovës, në kuadër të projektit “Simpatizo në mënyrë sportive për bashkëjetesë dhe tolerancë ndëretnike.

Siç thekson, për Portalb, zëdhënësi i policisë së Tetovës, Marjan Josifovsi, njësia për preventivë në bashkëpunim me OSBE-në, do të fillojë më njërën prej disave ligjërata në kuadër të edukimit preventive. Në këtë projekt do të përfshihen rreth 4000 mijë nxënës të klasave të para të shkollave të mesme në Tetovë.

Të rinjtë në kuadër të këtij projekti nga ana e zyrtarëve policorë më për së afërmi do të njihen me parimet e Ligjit për ndalimin e dhunës dhe sjelljes jo të mirë në garat sportive.

Lajme të ngjashme

Back to top button