Mjekimi i pacientëve jashtë vendit ka kushtuar 1.7 milion euro

Gjatë këtij viti Fondi i Sigurimit Shëndetësor ka shpenzuar  rreth 1.7 milionë euro për mjekimin e pacientëve në spitalet jashtë shtetit.

Kjo shumë është 0.5 për qind nga buxheti total i Fondit, i cili këtë vit është 370 milionë euro.

Mjetet janë miratuar për mjekimin e 94 pacientëve nga gjithsej 215 që kanë kërkuar mjekimin jashtë vendit.

Operacioni më i shtrenjtë që është financuar me mjetet e Fondit është ai për transplantimin e palcës së ashtit, që ka kushtuar 320 mijë euro.

Sipas gazetës “Utrinski”, e cila siguron këto të dhëna, numri i pacientëve të mjekuar jashtë vendit këtë vit është thuajse i njëjtë me ata gjatë vitit të kaluar, kur jashtë shtetit kanë udhëtuar për mjekim 99 paciente nga gjithsej 218 që kanë aplikuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button