Gashi, hedhë poshtë zërat se subjekti i ri “Besa” financohet nga partia e Erdoganit

Njëri prej iniciuesve të Lëvizjes “Besa” Afrim Gashi në një intervistë për DË i hedhë poshtë zërat se subjekti i ri politik “Besa”, financohet nga partia e presidentit t turk Rexhep Taip Erdogan.

“Mendoj se është mungesa e konceptit, vizionit dhe vullnetit problemi kryesor për mbijetesën e një subjekti politik dhe jo mungesa e financave. Për sa i përket financave, ato janë të rëndësishme për funksionimin e një partie dhe në këtë drejtim ne kemi katër burime të financimit: i pari është përmes anëtarësisë, i dyti përmes biznesmenëve pranë nesh, i treti përmes donatorëve të brendshëm dhe i katërti përmes diasporës shqiptare”, tha Gashi.

Ai shtoi se financimet nga jashtë, ashtu siç spekulohet, janë “ndërkombëtarisht dhe juridikisht të parealizueshme”.

I pyetur cili është mesazhi që Lëvizja tenton të përçojë përmes emrit “Besa”, Gashi thotë se subjekti i ri kërkon ta kthejë në politikën shqiptare vlerën morale të “besës”, të mbajtjes së fjalës dhe të përhapjes së energjisë pozitive

Lajme të ngjashme

Back to top button