Gjermania kërkon nga Rusia që të tërhiqet nga Ukraina

Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, ka thënë se situata në lindje të Ukrainës po përkeqësohet, dhe kjo me faj të të gjitha palëve, përfshirë edhe të Rusisë.

Ai ka kërkuar që palët të zbatojnë marrëveshjen e armëpushimit arritur në Minsk më 5 shtator, mes Rusisë, Ukrainës dhe rebelëve pro-rusë.

Steinmeier, këto komente i ka bërë sot në Kazakistan

“Fatkeqësisht, situata është përsëri shumë serioze. Duhet të kërkojmë nga të gjitha palët e përfshira në konflikt, përfshirë edhe Rusinë, që të i kthehen marrëveshjës së armëpushimit”, u ka thënë gazetarëve, Steinmeier në Kazakistan.

Së fundi, është raportuar për intensifikim të shpërthimeve në Donetsk të Ukrainës.

Një ditë më parë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur dërgimin e konvojëve me armë dhe trupave në lindje të Ukrainës, të cilat zyrtarë ukrainas kanë thënë se vijnë nga Rusia.

Lajme të ngjashme

Back to top button