Anulohet ankandi i letrave shtetërore me vlerë

Ministria e Financave e anuloi ankandin e caktuar për sot të letrave shtetërore me vlerë. Ky është ankandi i dytë me radhë i letrave me vlerë, që anulohet në afat prej një muaji.

Siç informojnë nga Ministria e Financave, qëllimi është që të ndihmohet komuniteti afarist dhe të ngritet likuiditeti i ekonomisë, gjithmonë kur të ketë hapësirë për një gjë të tillë.

“Ministria e Financave dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë mbeten të përkushtuara që ta ndihmojnë ekonominë gjatë krizës ekonomike evropiane”, thonë nga Ministria. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button