Katalonja voton “pro” shkëputjes nga Spanja

Mbi 80% e votuesve në Katalonja janë shprehur “Pro” pavarësisë nga Spanja.

Ky është rezultati i referendumit të së djelës, i publikuar nga komisioni rajonal i zgjedhjeve, pas numërimit të mbi 90% të kutive të votimit.

Në votime morën pjesë 2 milion nga 6 milion persona me të drejtë vote.

Kreu i rajonit Artur Mas tha se së shpejti do të formohet  qeveria e re e shtetit të pavarur të Katalonjas.

Por referendumi nuk njihet nga Madridi. Gjykata Kushtetuese e shpalli pak ditë më parë të jashtëligjshëm referendumin.

Procesi pritet të shkaktojë jo pak probleme në politikën spanjolle.

Lajme të ngjashme

Back to top button