Ballistët: “23 Nëntori mundësia e vetme është që 3 pikët ti sillni në Tetovë” (Video)

 

Pas humbjes së KF Shkëndijës nga skuadra e Rabotniçkit, futbollistët e Shkëndijës janë marr në pyetje nga ana e tifo grupit “Ballistët”.

Ballistet kanë fishkëlluar ndaj lojtarëve të Shkëndijës për rezultatin e dobët, por ata edhe kanë zbritur në fushë për tu dhënë mesazh futbollistëve se për ta fanella e klubit të zemrës është më e çmuar se gjithçka.

Pas ndeshjes ata kanë shkruar dhe një komunikatë në faqen e tyre zyrtare në rrjetin social “Facebook”. Në vazhdim ju sjellim tekstin e kompletuar të tifo grupit “Ballistët”.

“Vlera e kësaj fanelle nuk mund të përshkruhet me fjalë pasi që vlerën e kësaj fanelle ia kanë rritur përshkushtimi dhe veprat e bëra nga gjenerata e gjenerata të lojtarëve dhe mbi të gjitha të tifozëve duke rrezikuar jetën dhe lirinë e tyre për këtë ekip. Nuk ka askush të drejtë që këtë simbol ta bën mjet loje apo subjekt talljeje, askush nuk ka të drejtë ta nënçmon këtë fanellë të shenjtë.

Ju kemi qëndruar mbas, ju kemi përkrahur në çdo ndeshje. Gjithmonë keni qenë të favorizuar kur keni dalë në fushën e gjelbërt në krahasim me kundërshtarët tuaj të cilët në fushë kanë qenë nga 11 lojtarë, kurse ju gjithmonë keni qenë 12 së bashku me një tribunë që bën gjith qytetin të jehon, gjithmonë keni pasur mbështetjen e Ballistëve, gjithmonë do e keni mirpo mund të na keni edhe kundër gjë e cila varet prej JUVE!

Sot shumë haptazi ju treguam gjithëve jo vetëm me fjalë por edhe me vepra se jemi me ju dhe jemi besnik, kemi tentuar që në maksimum ta përmbajmë vehten, kemi tentuar që në maksimum të jemi tolerant dhe korrekt ndaj juve mirpo korrektësia pritet edhe nga PALA JUAJ!

Ngulitni thellë në mendjen tuaj që më 23 Nëntor mundësia e juaj e vetme është që 3 pikët ti sillni në Tetovë me çdo kusht!”, thuhet në shkrimin e tifo grupit “Ballistët”.

Lajme të ngjashme

Back to top button