Sot Kuvendi vendos për mandatet e deputetëve të opozitës

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë për sot në mesditë e caktoi seancën e 21-të në të cilën në rend dite janë më shumë ligje dhe vendime. Paraprakisht, në koordinimin e rregullt të ditës së hënë të grupeve të deputetëve pritet që kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanoski nga sekretari i përgjithshëm të kërkojnë evidencë për praninë e të gjithë deputetëve nga kjo përbërje.

Dhjetë nëntori është datë kur skadojnë gjashtë muaj nga verifikimi i 34 mandateve të deputetëve të opozitës nga ana e Kuvendit. Vetëm tre deputetë nga 34 zgjedhësit popullorë u përfshinë në punën e Kuvendit dhe kundërshtuan në qëndrimin e opozitës për bojkot të Parlamentit. Nuk dihet nëse dhe sa deputetë nga opozita do të vijnë në seancën e sotme të caktuar në Kuvend. LSDM-ja dhe partitë më të vogla opozitare para disa ditësh sërish do të deklarohen nëse nuk do të kthehen në Parlament.

Kryetari i Kuvendit Veljanoski, pas marrjes së evidencës, pritet të kërkojnë konkludim nga Komisioni për mandatin – çështje imunitare për mungesat, pas çka duhet të vijojë prononcim i Kuvendit. Mandat i deputetit mund të merret me shumicë prej dy të tretave

Lajme të ngjashme

Back to top button