Sociedad fitoi kampionin aktual

Real Sociedad edhe pse është duke kaluar në një krizë të rezultateve në La Ligën spanjolle, nuk e pati problem të mposht kampionin Atletico Madrid, me rezultat 2-1.

Kampionët e edicionit të fundit, të parët kaluan në epërsi, duke shënuar nëpërmjet Mandzukic në minutën e 10.

Nuk vonoi shumë, dhe Carlos Vela, barazoi rezultatin në 1-1. E gjitha kjo ndodhi në minutën e 15.

Golin e fitores për Sociedad, e realizoi Agirretxe, duke shënuar për 2-1 në minutën e 82.

Atletico Madrid mbetet në pozitën e 4 me 23 pikë, ndërsa Sociedad, ngritët në pozitën e 15 me 9 pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button