Samsung përgatit seri të re të telefonave inteligjentë

Çdo vit Samsung krijon një sërë pajisjesh të reja. Disa janë modele të përditësuara të linjës së produkteve aktuale, ndërsa të tjerat janë produkte krejtësisht të reja. Për shembull, këtë vit Samsung prezantoi telefonin Galaxy Alpha si dhe seritë e telefonave Galaxy A. Tani, flitet se Samsung do të prezantojë së shpejti një seri të re të telefonave inteligjentë.

Lajmi vjen nga Sammobile, që është një burim i besueshëm i kompanisë. Seritë e reja të telefonave inteligjentë të Samsung-ut thuhet se do të emërtohen me një shkronjë, në mënyrë që përdoruesit të fiksojnë më shpejt emrat e tyre. Seritë Galaxy A të telefonave inteligjentë kanë vetëm një shkronjë dhe një numër, që bën edhe diferencën mes emërtimit të këtyre pajisjeve në këtë linjë.

Kjo traditë mund të ndiqet edhe tek seria e re e telefonave. Nuk janë zbuluar detaje të tjera mbi këtë seri të re të telefonave, por shpresojmë që të marrim më shumë informacione në javët në vazhdim.

Lajme të ngjashme

Back to top button