Lenovo lanson smartfonët në Maqedoni

Lenovo ka lansuar smartfonin e saj të parë në Maqedoni, raporton Kapital. Të gjitha tetë modelet që do të shiten në tregun e Maqedonisë u prezantuan në një ngjarje të veçantë në Shkup, duke përfshirë smartfonin premium Lenovo Vibe Z2 Pro.

Modelet e tjera janë Vibe X, S860, S850, S580, A536, A328 dhe A369i. Smartfonët Lenovo do të jenë në dispozicion përmes operatorëve Vip dhe One, poashtu do të jenë në shitje edhe në dyqanet për TIK me pakicë në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button