Mbyllen 19 lokale nate: Edhe ai i Aurela Gaçes

Inspektorati Shtetëror i Mjedisit vendosi 30 gjoba administrative dhe mbyll aktivitetin e 19 lokaleve të natës në Tiranë, pasi nuk kanë qenë të pajisur me leje mjedisore.

Pas masakrës së 4 nëntorit në kryeqytet ku në një lokal nate në Rrugën e Elbasanit humbën jetën katër persona, ISHM-ja dhe Policia e Shtetit mbyllin 19 lokale nate kryesisht të muzikës tallava për mungesë dokumentacioni dhe mos plotësim të kushteve të sigurisë. Mes lokaleve të mbyllura është edhe ai i këngëtares shqiptare Aurela Gaçe, “Crazy Calvin”.

Rreth 30 subjekte të tjera janë gjobitur për mosplotësim të kushteve, ndërsa u është lënë një afat kohor për 15 ditë deri në plotësimin e kushteve, në të kundërt dhe këto do të mbyllen.

Këto masa vinë pas një urdhër kontrolli të ISHM dhe Drejtorit të Policisë së Tiranës, Ardian Çipa, ku është kërkuar masa emergjente për shmangien e rasteve të ngjashme si në lokalin “Ante Grand” ku humbën jetën 4 persona.

Në bazë të komunikatës së Inspektoratit të Mjedisit, lokalet e mbyllura janë ndër më të frekuentuarat në kryeqytet, të cilat megjithatë nuk kishin leje mjedisore për zhurmën akustike që shkaktonin, duke krijuar shqetësim edhe tek qytetarët.

Këto lokale sipas policisë së Tiranës prej kohësh ishin kthyer në shqetësim për qytetarët për shkak të zhurmave dhe problemeve që krijoheshin me konflikte ndërmjet klientëve, ndërsa për çdo tentativë të rihapjes së këtyre lokaleve blutë paralajmërojnë me sekuestrim pasurie dhe arrestim të pronarëve.

19 lokalet e mbyllura:

-Bora Bora
-Mexico
-Harem Tirona
-Candy Club
-Maria Bonita
-Camoflage
-Club Orient
-Valentino
-Shqiponja
-Lorenco
-Crystal Club
-Disko Ferrari
-Tallava Kosova
-Hannover
-Lonto
-Butterfly
-Country Club
-Roksi Club
-Urgjenca
-Nostalgjia
-Tallava Lili
-Element
-Capriccio
-Flares
-E Jona
-Big Ben
-Lizard
-Lart Shpk
-The Code
-Crazy Calvin

Kryeinspektori i mjedisit, Ergys Agasi, paralajmëroi se ky aksion do të shtrihet në çdo qytet në Shqipëri.

Lajme të ngjashme

Back to top button