Kozniku: Ishte humbje e rëndë, e kuptoj zhgënjimin e publikut

Trajneri i Shkëndijës, Ardian Kozniku, ka qenë tejet i mërzitur pas humbjes së sotme nga Rabotnicki në stadiumin e qytetit në Tetovë me rezultatin 1-3.

“Ishte një humbje e madhe. Fillimi i lojës ishte sic ishte, dy golat e parë ishin shumë të lirë, edhe pse e morëm golin e parë 0-1, pa marrë parasysh edhe pse ishte një lojë që jo ashtu që e pritëm të japin lojtarët maksimumin, arritëm të barazojmë rezultatin 1-1, ndodhi më e keqja, u dënuam duke marrë një gol të lirë, një gol që sishte as për tu shënuar. Rabotnikci u pa se ishte një ekip shumë i mirë, pastaj edhe rezultatin e kishin në favor të tyre, sikur të kishte përfunduar pjesa e parë me barazimi do të ishte më ndryshe në pjesën e dytë. Në pjesën e dytë mbetëm edhe me një lojtar më pak, ndërsa Rabotnicki shënoi edhe golin e tretë për 1-3 dhe me meritë e fituan ndeshjen. Neve nuk na mbetet asgjë tjetër përvec se të analizojmë lojën dhe ti shohim gabimet, të mundohemi sa më pak të gabojmë. Kuptohet është vështirë kur humb dy ndeshje radhazi, ndërsa kjo e fundit është edhe më e rëndë”, tha trajneri I Shkëndijës, Ardian Kozniku, i cili shtoi se e ka të qartë edhe zhgënjimin e publikut tetovar, Ballistët.

“Çdo shikues kur humbe si vendas nuk të pret me duartrokitje. Si për publikun, si për ne ishte humbje e rëndë. Publiku vjen në lojë për të përkrahë,  por ne nuk e treguam atë që pret publiku, sepse pranuam gola të lirë, por në futboll këto ndodhin. Reagimi i tyre për mua është gjë normale, sepse siç na kanë duatrokitur dhe kënduar kur kemi fituar, tani edhe kanë të drejtë të jenë të zhgënjyer”, shtoi Kozniku, i cili e mirëpret pushimin dyjavor në kampionat për tu rehabilituar ekipi pas këtyre dy humbjeve radhazi./lajm/

Lajme të ngjashme

Back to top button