Kur një ari, një luan dhe një tigër bëhen “shokë të ngushtë”…

Ata jetojnë në një vend të shenjtë për kafshët, “Arka e Noé”, vendosur në Georgia, SHBA , pasi u shpëtuan nga një narkotrafikant i cili I mbante si kafshë shtëpiake në kohën kur ishin ende këlyshë të vegjël. Tre miqtë BLT (Baloo,Leo, Tigre)janë bërë më të famshmit në vend. Baloo është një ari i zi amerikanoverior, Leo është një luan afrikan dhe Shere Khan një tigër nga Bengala.

Miqësia midis këtyre kafshëve është 13-vjeçare. Ata të mësojnë të sillesh mirë. “Nuk kanë të njëjtën ngjyrë. Nuk janë specie të njëjta. Madje nuk janë as nga i njëjti vend, megjithatë duhen shume dhe të mësojnë të duash”. Ata janë shpëtuar në vitin 2001 nga një narkotrafikant i cili i mbante si kafshë shtëpiake në një bodrum. Te tre këlyshët ndodheshin në kushte shumë të këqija. Shere Khan ishte i kequshqyer. Leo nuk ishte aq shumë nën peshë por kishte një plagë në gojë e cila ishte infektuar për shkak se qëndronte i mbyllur në një vend aq të vogël.

Baloo ishte në gjendje më të keqe. Kishte një parzmore e cila i kishte hyrë në mish duke qenë se nuk ia kishin liruar ndërsa rritej. Në këtë mënyrë ishin të detyruar ti bënin një ndërhyrje kirurgjikale për ta hequr. Vetëm në kohën kur ariu iu nënshtrua operacionit kafshët u detyruan të ndaheshin nga njëri-tjetri.
Në kohën kur ariu Baloo ishte nën mjekim, Shere Khan dhe Leo e shprehen vuajtjen e tyre ndaj ndarjes me mikun e tyre. Ata ecnin lart e poshtë duke u ankuar për mungesën e ariut Baloo.

Që nga ajo kohë ata flenë, hanë dhe kujdesen për njëri tjetrin. Në vendin ku ata jetojnë ka një hapësirë prej 1.21 hektarë në mënyrë që të kenë mundësi dhe të ndahen nga njëri-tjetri. Por dhe në këto kushte ata sërish kanë zgjedhur të jetojnë pranë njeri tjetrit duke na dhënë në këtë mënyrë dhe një mësim shumë të vlefshëm dhe për në qeniet njerëzore: Ta duam dhe ta respektojmë njëri tjetrin pavarësisht ngjyrës, përkatësisë fetare apo kombësisë të cilës i përkasim!

Lajme të ngjashme

Back to top button