F1, Rosberg fiton në Brazil, kampioni vendoset në Abu Dhabi

Do të vendoset gjithçka në garën e fundit për sa i përket kampionit të botës në Formula 1. Nico Rosberg arriti të fitonte Çmimin e Madh të Brazilit, por kjo nuk i mjaftoi për të barazuar në renditjen e pilotëve britanikun Hamilton, i cili u rendit i dyti në këtë garë.

Në shtëpinë e tij, Felipe Massa me Williams arriti të zërë vendin e tretë, ndërsa i katërti u rendit Buton e pas tij Vettel. Alonso dhe Raikonen, dy pilotët e Ferrarit, u renditën përkatësisht në vendin e 6-të dhe të 7-të.

Pas kësaj gare, britaniku Hamilton kryeson renditjen e pilotëve me 334 pikë, ndërsa piloti tjetër i Mercedes, Rosberg  renditet i dyti me 317 pikë.

Gara e fundit do të zhvillohet në Abu Dhabi, ku do të vendoset edhe kampioni i ri në Formula 1. Hamilton-it do t’i mjaftonte një vend i dytë për tu shpallur kampion.   / Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button