6 mënyra për të larguar përfundimisht zbokthin

Askush nuk dëshiron qe shpatullat t’i mbulohen me zbokth here pas here. Kjo gjë mund te jete pasoje e ndonjë sëmundjeje, por mund te shkaktohet edhe nga larjet e shpeshta apo te rralla, nga mungesa e krehjes apo edhe nga dietat e këqija. Zbuloni disa mënyra te thjeshta qe mund te bëjnë mrekulli.

Vajrat

Vaji i ullirit dhe ai i kakaos mund te jene shume te mira për t’u përdorur si maska qe largojnë zbokthin.

Aloe vera

Mund te përdorim tulin e aloe verës te cilën e bëjmë pure, lyejmë me pas flokët dhe e leme nga 15 minuta deri ne një nate. Ne fund
duhet ta shpëlajmë.

Uthulla

Uthulla e mollës ndihmon ne rigjallërimin dhe qetësimin e lëkurës se kokës. Tretet një sasi uthulle ne po te njëjtën mase uji. Me këtë përzierje lyhen flokët pas shampos. Nuk duhet shpëlarë sepse era do largohet vete duke u thare flokët.

Soda e bukës

Soda e bukës mund te zëvendësoje shampon ose mund te përzihet me te për me shume rezultat. Ky përbërës qetëson skalpin dhe largon qelizat vdekura. Lani flokët dhe me pas shpëlajini si zakonisht.

Aspirina

Dy aspirina te tharmuara dhe te përziera me shampon mund te bëjnë mrekulli për skalpin e kokës. Fërkojeni me kujdes, lëreni për 5 minuta dhe me pas shpëlajeni.

Shpëlarësi i gojës

Shpëlarësi i gojës mund te ndaloje shumimin e kërpudhave te cilat mund te jene një nder shkaqet e krijimit te zbokthit. Përzieni një mase nga kjo përbërje me dy masa te njëjta ujë. Hidheni me pas tek flokët pasi t’i keni lare ato me shampo dhe lëreni për 30 minuta para se ta shpëlani.

Lajme të ngjashme

Back to top button