10 gjëra që bëni me flokët dhe jua dëmtojnë shumë

Një element i rëndësishëm për bukurinë dhe pamjen e jashtme, flokët kërkojnë një vëmendje të veçantë, pasi janë delikatë dhe me kërkesa të ndryshme në varësi të njerëzve. Revista e specializuar britanike “Style List” fton të zbuloni gabimet që po bëni në kujdesin ndaj flokëve dhe ndreqini ato përpara se të jetë vonë

Nëse dëshironi të keni flokë të shëndetshëm dhe që nuk bien shumë, atëherë hiqni dorë nga zakoni për t’i krehur menjëherë pas dushit. Tharja e flokëve është një proces i dëmshëm nëse bëhet në nxehtësi të mëdha, ndaj tregoni kujdes që flokët të jenë tharë deri në 50% më parë. Po ashtu, mos i lyeni flokët shumë shpesh. Nga lyerja në lyerje duhet të kalojë të paktën katër deri në tetë javë

Shampo e pamjaftueshme

Parukerët na thonë shpesh se për të pasur flokë të shëndetshëm dhe të shndritshëm duhet t’i shkumojmë më rrallë. Por mos u jepni shumë pas produkteve që e mbajnë flokun të thatë, sepse produktet me të cilat formohet kjo shampo janë të tilla që tërheqin pluhurin dhe rëndojnë flokët. Lajini flokët dy ose tri herë në javë për t’i mbajtur ata të pastër dhe për të larguar yndyrën. Përdorni një herë në muaj një formulë të veçantë që u jep atyre vlerat shëndetësore, për të cilat kanë nevojë.

Krehja e flokëve menjëherë pas dushit

Një zakon i gabuar që e bëjnë pothuajse të gjithë. Kur është i lagur floku është në gjendjen e tij më të dobët dhe më elastike. Krehja e flokut në këtë gjendje e bën atë të bjerë më shumë. Përdorni një strategji më të mirë: gishtërinjtë tuaj.

Tharja me flokë të lagur

Mos harroni, sa më shpejt që ta filloni tharjen e flokut të lagur aq më shumë do ta ekspozoni atë ndaj nxehtësisë dëmtuese. Fillojeni tharjen e flokëve kur shihni se ato janë tharë 50 për qind. Një specialiste e estetikës thotë se në kushtet ideale do të ishte mirë që ta linit flokun të thahet vetvetiu 90 për qind.

flokeKrehër i gabuar

Krehrat për flokë të ashpër janë të mirë për t’u përdorur kur bëni tharjen pas një dushi. Megjithatë ato kanë një të metë që krijojnë shumë tërheqje si te floku i shëndetshëm ashtu edhe tek ai i dëmtuar. Përdorni krehër me dhëmbëza të rralla si një opsion më i mirë. Këshillë: tregohuni të kujdesshëm që krehri juaj të jetë në gjendje shumë të mirë, ndryshe do t’ju dëmtojë lëkurën.

Nxehtësia e madhe

Nxehtësia e dëmton flokun tuaj. Mbajeni temperaturën e tharjes së tij nën kontroll. Nëse ju dhemb skalpi i kokës, atëherë temperatura e tharëses së flokëve është tepër e lartë. Përdorni nxehtësinë mesatare dhe përpiquni të përdorni më tepër ajrin sesa ngrohtësinë për të eliminuar lagështinë.

Piastra, e dëmshme te flokët

Tërheqja e flokut nuk i bën aspak mirë atij dhe është veçanërisht i dëmshëm kur përdorni piastrën. Kombinimi i nxehtësisë me tërheqjen e bën flokun tuaj shumë të dobët. Ndaj tregohuni të kujdesshëm me piastrën. Do të bënit mirë nëse e përdorni rrallë dhe ruani shëndetin e flokut pa e prekur me forma artificiale.

Kujdes me silikonët

Pasi ua keni bërë të gjithë shërbimin flokëve, që nga larja deri te tharja, duhet të keni parasysh faktin se produktet shtesë që përdorni, ato me bazë silikoni, e dëmtojnë flokun dhe ndonjëherë japin efekt të kundërt me atë që dëshironi. Përdorini me kujdes dhe në sasi tepër të vogël.

Zgjatja artificiale

Orvatja e kotë e shtimit të flokut duke përdorur zgjatimet e panatyrshme e dëmton atë, kur është në gjendje të shëndetshme. Nëse jeni një adhuruese e kësaj praktike, gjeni një mënyrë më pak të dëmshme për t’u dukur bukur.

Ngjyrimi i tepërt

Duhet të kaloni nga katër deri në gjashtë javë me të njëjtën ngjyrë flokësh përpara se të vendosni t’i lyeni përsëri. Nëse e shihni si të domosdoshme ndryshimin e shpeshtë të ngjyrës së flokëve atëherë shmangni produkte me alkool dhe përdorni sa më shumë shampo apo produkte të kujdesit ndaj flokëve, të cilat janë bërë enkas për flokët e ngjyrosur.

Keqpërdorimi i qetësuesve

Ashtu si peroksidi në ngjyrën e përhershme të flokëve, qetësuesit janë kimikate që mund ta shkatërrojnë atë nëse nuk aplikohen siç duhet. “Një qetësues duhet të bëhet nga një profesionist çdo katër deri në tetë javë, në varësi të rritjes së flokut”, thotë një stiliste e flokëve, Ursula Stephen. / NOA

Lajme të ngjashme

Back to top button