Parlamenti nesër do të vendos për mandatet e deputetëve opozitarë

Në seancën e nesërme parlamentare, pritet të konstatohet skadimi i afatit të paraqitjes së deputetëve opozitarë.

Afati gjashtëmujorë ka kaluar, ndërkohë qeveria kërkon të gjejë modalitete për tu ikur rregullave ligjore dhe për t’i dhënë më shumë afat opozitës për tu kthyer në Parlament.

Këtë pritet ta vërtetojë kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski në ditën e nesërme.

Nëse procedura iniciohet nga Veljanovski, ai është i obliguar që të sigurojë listën e deputetëve që nuk kanë marrë pjesë në seancat gjyqësore dhe më pas ai duhet të thirre komisionin për çështjet imunitare të Parlamentit i cili duhet të sjellë rekomandimin për marrjen e mandateve.

Në prononcimet e saja të deri tanishme, BDI disa herë ka bërë të qartë se më së shumti dëshiron kthimin e deputetëve të opozitës në Parlament se sa marrjen e mandateve. Në një situatë të tillë, VMRO-DPMNE do të ngelte pa votat e nevojshme për marrjen e mandateve të Opozitës.

Në një situatë të tillë, askush nuk përjashton asnjë mundësi, por analistët mendojnë se ky problem është politik dhe duhet të ketë një epilog.

“Nëse çështja trajtohet si procedurale, pra  dorëheqjet vetëm duhet të konstatohen dhe deputetët e opozitës nuk konsiderohen më tutje pjesë e parlamentit. Megjithatë problemi është politik, në këtë rast. Jam i bindur se është vështirë që të merret një veprim i tillë përveçse nëse  qeveria dëshiron të veprojë në stilin sa më keq, aq më mirë në situatën e dhënë, deri në një fund politik më të acaruar”, tha Mersel Bilalli, analist politik.

“Kjo, patjetër që duhet të zgjidhet në njërën apo mënyrën tjetër; ose të kthehen në parlament ose do të rrinë jashtë. Ka edhe një opsion të tretë, pra të kthehet një pjesë e deputetëve, e pjesa tjetër të rrijë jashtë, të cilët të mund të zëvendësohet me kandidatët e radhës në listë”, u shpreh Vlladimir Bozhinovski, analist.

Lajme të ngjashme

Back to top button