Maqedonia nuk i kushton vëmendje ditës ndërkombëtare të luftës kundër fashizmit

Bota sot kujton ditën ndërkombëtare të luftës kundër fashizmit dhe antisemitizmit. Për dallim nga bota, Maqedonia, vendi që përjetoi ndjekjen e popullatës hebraike gjatë luftës së dytë botërore, nuk i jep rëndësi kësaj dite.

Dita ndërkombëtare e luftës kundër fashizmit dhe antisemitizmit është vendosur në shenjë të kujtimit të viktimave të të ashtuquajturës “nata e kristaltë”. Dhuna që u ushtrua në rrugët e Gjermanisë më 9 nëntor 1938. Kjo ditë shënoi fillimin e ndjekjes së popullit hebraik.

Gjatë “natës së kristaltë” u vranë 91 hebrenj, ndërsa 30.000 mijë meshkuj të tjerë që përbënin një të katërtën e meshkujve hebraik në Gjermani u dërguan në llogore koncentrimi.

Kombet e Bashkuara më 1995 udhëheqin fushatën e 9 nëntorit  si dita ndërkombëtare e luftës kundër fashizmit dhe antisemitizmit në shenjë përkujtimi të viktimave të kësaj nate të viktimave të Holokausit me fokus të problemeve aktuale me racizmin, antisemitizmin dhe neofashizmin.

Lajme të ngjashme

Back to top button